Të shtëna në një shkollë fillore në Beograd, një roje i vdekur dhe shumë fëmijë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Beograd.

Një 14 vjeçar ka hyrë në klasë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit.

Sipas informacioneve zyrtare më shumë se dhjetë fëmijë janë plagosur ndërsa roja i shkollës ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, shkruan media serbe nova.rs.

Po sipas kësaj medie 14 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, por policia e ka arrestuar shumë shpejt.