Interi tërheq nga tregu biletat për derbin e Championsit me Milanin, ndryshon politika e shitjes

Euroderbi Inter-Milan po pritet me interes të madh jo vetëm nga tifozët e dy skuadrave, por nga të gjithë sportdashësit.

Ditën e djeshme u raportua se stadiumi “San Siro” për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, është zyrtarisht “sold out”, duke mos mbetur asnjë biletë.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Interit të ndryshojnë politikën për shitjen e biletave.

Për shkak të kërkesave të shumta për një biletë, Interi ka vendosur të tërheqë nga tregu të gjitha biletat dhe shitja e tyre do të bëhet vetëm për tifozët zyrtarë, të cilët mbajnë një kartë anëtarësimi ose abonime vjetore.

Ditën e sotme do të nisë shitja e biletave për tifozët e Milanit për ndeshjen e kthimit dhe pritet që vetëm brenda pak orësh, stadiumi të jetë “sold out”.

Çmimet e biletave për tifozët kuqezi do të nisin nga 69 euro, ndërsa për tifozët e Interit janë të ndarë në disa kategori.