Shpërthen zjarri në depon ruse të naftës në Krime

Një zjarr i madh shpërtheu në një depo nafte në Rusinë jugperëndimore pranë një ure kyçe që lidh vendin me Krimenë, tha një zyrtar rus të mërkurën.

Në një postim në Telegram, guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev tha se zjarri në portin e Volnës ishte i madh por që tashmë ishte vënë në kontroll.

Nuk raportohet për viktima, shtoi ai.

Objekti ndodhet afër urës së Kerçit, e cila u dëmtua nga forcat ukrainase në tetor 2022.