Paloka: Ambulancat me të sëmurë ishin skenar i qeverisë, por dolën bllof

Nëpër media online dhe në televizione pranë qeverisë u insistua fort për ambulanca me të sëmurë që u bllokuan në trafik për shkak të protestës 1 orëshe të opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se ky ishte skenar i qeverisë. Sipas Palokës, ishte lojë e qeverisë ambulanca me të sëmurë për të treguar që protestuesit janë çnjerëzor.

Por, ky skenar doli bllof, tha Paloka.

“Kishim dijeni se gjatë protestës do përdoreshin ambulanca që të dukeshim çnjerëzorë. Por skenari doli blof, ambulancat me të sëmurë fallco u lejuan të kalojnë”, u shpreh Edi Paloka.