FOTO/ Statistikat, Belind Këlliçi udhëheq fushatën, Rama në rënie

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, statistikat e rrjeteve sociale, ku Belind Këlliçi ka pasur një rritje të madhe të pëlqimeve dhe njerëzve që flasin për të.

‘Analiza e rrjeteve sociale tregon se për Belon kanë folur +5766 persona më shumë, apo mbi 10 herë më shumë se sa për ‘Lal Fallcin’, shkruan në Facebook, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

‘Belind Këlliçi udhëheq fushatën!

Analiza e rrjeteve sociale tregon se për Belon kanë folur +5766 persona më shumë, apo mbi 10 herë më shumë se sa për ‘Lal Fallcin’ 

Për këtë të fundit sot kanë folur vetem +531 persona, pra 10 herë më pak! Qytetarët e dinë për kë flasin. Nderim qytetarëve për vlerësimin e tyre për Belon!’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.