I pakënaqur në Arabi, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Reali

 

Ka një lajm të bujshëm që vjen nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez nuk dëshiron që të qëndrojë tek Al Nassr, pavarësisht pagës faraonike.

Për momentin, skuadra arabe qëndron në vendin e dytë në renditje dhe drejtuesit e klubit kanë shkarkuar teknikun Rudi Garcia për rezultatet e dobëta. Vetë Ronaldo është parë shumë nervoz në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në kampionatin arab.

“El Nacional” shkruan se Ronaldo mund të kthehet te Reali i Madridit, por jo si lojtar. Roli i ri i portugezit do të jetë ai i ambasadorit të klubit dhe presidenti Florentino Perez ka dhënë miratimin për këtë ide. Gruaja e CR7, Georgina Rodriguez do të ishte shumë e lumtur për një rikthim në Europë.