Peshkaqeni blu ngordh, pasi sjell në jetë 20 ekzemplarë në breg të detit

Një peshkaqen blu rreth dy metra i gjatë, me plagë të mëdha në trup arriti të dilte në breg të detit dhe të lindte të vegjlit e saj para se të ngordhte. Por njëzet ekzemplarët e porsalindur të peshkaqenit blu, kanë mbijetuar të gjithë pas aktit të dashurisë së nënës së tyre.

Historia ka ndodhur në Calasetta, në ishullin Sant’Antioco në Sardenjën e Jugut. Disa banorë të zonës raportuan në departamentin e pylltarisë për praninë e një peshku të madh afër plazhit dhe punëtorët ndërhynë menjëherë duke shpëtuar të porsalindurit.

Pas marrjes së informacionit nga veterinerët, oficerët arritën te peshkaqeni blu dhe dëshmuan lindjen e tyre, të cilët u lëshuan menjëherë në det. “Befasia ishte edhe më e madhe, kur vumë re se peshkaqeni, në përpjekjen e fundit ekstreme, po lindte të vegjlit e saj”, thanë ata.