SYRI TV/ Ekzekutimi në Shëngjin, vëllai i Nikuljat: I lë çështjen drejtësisë, dalin nga ngujimi familjarët e ‘organizatorit’
Familjarë të Ardian Nikulajt janë paraqitur në Policinë e Shtetit dhe janë shprehur se çështjen e Edmond Haxhisë, do la lënë drejtësisë dhe nuk do bëjnë vetëgjyqësi me familjarët e tij. Familjarët të Haxhisë dhe Lekstakajve janë ngujuar qe prej ditës kur policia e dokumentoi vrasjen e Ardian Nikulajt për gjakmarrje dhe identifikuan si porositës Edmond Haxhinë, djalin e dajës së Elton Lekstakës.
Syri tv
Mesditën e 19 prillit zona e Shëngjinit dhe opinioni publik u trondit nga ekzekutimi me 7 plumba i Ardian Nikulajt në një nga bizneset e tij. Ditën kur policia e shtetit akuzoi si porositës dhe ekzekutor të kësaj vrasjeje Edmond Haxhinë, familjarë të këtij të fundit nisën ngujimin.
Të njëjtat burime bëjnë me dije për gazetaren e Syri Tv, Bleona Sari, se asnjë prej tyre nuk dilte nga banesa, kishin shkëputur edhe marrëdhëniet e punës dhe fëmijët e familjes nuk shkonin as në shkollë, kishin ndërprerë procesin mësimor që prej datës së ngjarjes dhe pse deklarata e rënies në gjurmët e autorëve erdhi pak ditë më vonë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se një mik i përbashkët është dërguar tek familja e Nikulajve, përkatësisht tek vëllai i Ardian Nikulajt dhe i kanë kërkuar të dinë se çfarë do të ndodhë, nëse do të ndjekin çështjen sipas rregullave të kanunit apo do ja lënë ligjit dhe drejtësisë.
Sipas burimeve vëllai i Nikulajve u ka dërguar fjalë dhe bëhet me dije se çështjen do ja lërë drejtësisë. Qe prej ditës së djeshme ata kanë dalë nga banesat e tyre.
Ndonëse Edmond Haxhia ra në pranga pak dit me parë së bashku me 3 bashkëpunëtore në Londër, ndonëse në kërkim janë edhe 2 persona mes të cilëve dhe ekzekutori portugez Ruben Sariva.