SYRI TV/ Bardh Spahia, inspektim në zonën e Rrjollit: Bashkia nuk i ka krijuar pengesa qeverisë
Në zonën e Rrjollit është ndalur kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia, ku dëgjoi ankesat e banorëve të kësaj zone për ndërprerjen e punimeve të rrugës Shëngjin - Velipojë. Spahiu theksoi se mungojnë fondet për këto investime, ndërsa hodhi poshtë deklaratat e Kryeministrit se bashkia Shkodër ka krijuar pengesa.
Nga SYRI TV
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” zhvilloi një inspektim në zonën e Rrjollit ku u takua me banorë të zonës. Ata akuzuan qeverinë Rama dhe kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Becin, se i ka mashtruar pasi prej afro 1 viti punimet në rrugën Shëngjin – Velipojë janë ndërprerë
Spahiu theksoi se mungojnë fondet për këto investime, ndërsa hodhi poshtë deklaratat e Kryeministrit se bashkia e Shkodrës ka krijuar pengesa.
Në rrugën Shëngjin – Velipojë jo vetëm nuk po punohet prej 1 viti dhe kanë nisur dëmtimet e trasesë, por tashmë firma ka larguar çdo mjet e punëtor dhe fati i saj nuk dihet. Në tabelën e vendosur nga FSHZH thuhej se rruga do të mbaronte për 12 muaj, por këto afate kanë përfunduar.
Gazetar: F. Maka
Pamje: SYRI TV
Montazh: L.Kotri