Goditet me çekiç 55-vjeçari në Fier

Rreth orës 13:50, në lagjen "29 Nëntori", Fier, ka ndodhur një sherr mes dy personave për motive të dobëta.

Shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë është shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në lagjen "29 Nëntori", Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.