VIDEO/ Përdorimi i administratës në Lushnjë gjatë fushatës, Harxhi: Denonconi çdo lloj presioni

Edith Harxhi, drejtuese e fushatës se koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Lushnjës ka denoncuar përdorimin e administratës në fushatë elektorale. Në një deklaratë për mediat, Harxhi i bën thirrje kryebashkiakes të mos përdorë detyrën e saj për të intimiduar votuesit duke shtuar se Partia Demokratike do të denoncojë çdo rast  kur përdoren shkollat dhe administrata në fushatë.