Vrasja në Shkodër/ Viktima ishte kthyer nga Anglia, u ekzekutua në banesë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Autori është futur në në shtëpinë e shtetasit Petrit Vuksani dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima Vuksani rreth 51 vjeç, prej një muaji ishte kthyer nga Anglia.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.