Ish-marinsi amerikan vritet në Ukrainë

Një ish-marins amerikan, Cooper "Harris" Andrews, 26 vjeç, u vra në  periferi të Bakhmut  në fund të javës së kaluar, sipas nënës dhe kolegëve të tij  në Ukrainë .

Andrews, nga Cleveland, Ohio, u godit nga një mortaja, tha nëna e tij, Willow Andrews, me gjasë më 19 prill në të ashtuquajturën "Rruga e Jetës" - një rrugë e rrallë aksesi në Bakhmut e përdorur nga ushtria ukrainase për të rifurnizuar forcat e tyre por edhe evakuimin e civilëve.

Trupi i Andrew ende nuk është gjetur, tha ajo, për shkak të luftimeve të vazhdueshme rreth qytetit, rëndësia e madhe simbolike e të cilit ka çuar në luftime intensive ndërsa Moska përpiqet dëshpërimisht ta pushtojë atë.

Andrews punoi për një grup aktivistësh të njohur si Komiteti i Rezistencës, sipas deklaratave të tyre në mediat sociale. 

Ata thanë se ai u vra duke ndihmuar evakuimin e civilëve nga qyteti. Andrews u largua nga Cleveland, Ohio në nëntor dhe iu bashkua Legjionit të Huaj në Ukrainë, një grup luftëtarësh të huaj që ndihmonin ushtrinë ukrainase. Kontrata e tij përfundoi në mars, tha zonja Andrews, dhe ai vendosi të qëndrojë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se mund të “konfirmojë vdekjen e një qytetari amerikan në Ukrainë”, pa përmendur emrin e individit.

“Ne jemi në kontakt me familjen dhe ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “Nga respekti për privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë, ne nuk kemi asgjë për të shtuar më tej.”