Ajaxi mbetet pa trofe për herë të parë që nga viti 2018, rrezikon edhe Championsin
Ajax dështoi në finalen e Kupës së Holandës, duke humbur ndaj PSV-së me penallti e duke mbetur pa trofe këtë sezon.
Në Europë skuadra nuk luan prej kohësh, në kampionat shanset e saj për titull janë pothuajse zero, skuadra është njëmbëdhjetë pikë prapa Feyenoord.
Me shumë gjasa kampionatin nuk do ta fitojë as Ajax çka do të thotë se për herë të parë që nga sezoni 2017-2018 ekipi nga Amsterdami do të mbetet pa trofe.
Në të njëjtën kohë, klubi mund të mos hyjë as në Ligën e Kampionëve , dhe kjo do të ketë humbje financiare për Ajaxin.