Shpërthen festa te klubi italian, siguron ngjitjen në Serie A

Është një festë e madhe në “Stripe Stadio”, Frosinone arrin promovimin e drejtpërdrejtë dhe kthehet në Serie A pas katër vitesh.

Djemtë e Fabio Grosso kurorëzojnë një sezon të dominuar deri tani.

Ata kanë arritur deri tani 21 fitore në 35 raunde, 54 gola të shënuar (sulmi më i mirë) dhe 21 të pësuar (mbrojtja më e mirë).

Frosinone fitoi në shtëpi kundër Regginës me rezultatin 3-1 dhe ish-legjenda e kombëtares së Italisë, trajneri aktual i këtij klubit, Grosso, është shprehur tepër i lumtur.

“Jemi të lumtur, shumë të lumtur. Ne vendosëm shumë pasion në një kampionat shumë të vështirë. Kemi bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe unë falenderoj të gjithë ata që punojnë me mua, djemve që kanë qenë të mrekullueshëm, drejtuesve.

Këtë ia dedikoj familjes sime dhe miqve të mi. kjo është një ditë shumë e bukur. Pastaj falenderoj presidentin, në këtë javë të vështirë për ne. Ne i bëjmë një dhuratë të vogël dhe them se e meriton. Tani le ta shikojmë këtë periudhë, kemi bërë diçka të madhe”, tha Grosso.