FOTO/ Makina 550 mijë dollarëshe përplaset me autobusin

Një gabim i vogël dhe 550 mijë dollarë dëm! Një Lamborghini Aventador SVJ Roadster është përplasur me një autobus në orët e para të së martës në qendër të Londrës.

Drejtuesi i makinës sportive ka humbur kontrollin dhe ka goditur në pjesën e pasme autobusin. Si pasojë e aksidentit, Lamborghini thuajse është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme.

Për fat të mirë askush nuk u lëndua nga ky aksident, i cili kushtoi shumë.