Lefter Maliqi shpalos projektet në infrastrukturë: 14 maji, fitore e sigurt!
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është shprehur optimist për zgjedhjet e 14 majit si dhe ka shpalosur projektet në infrastrukturë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maliqi ka lajmëruar se më 15 tetor do të inaugurohet rruga në Velagosht.
“Pritje entuziaste në Velagosht. Rruga asfalt në Velagosht do inaugurohet në 15 tetor. Premtimi do mbahet, s’ka kthim prapa, fitorja e sigurt në 14 Maji. Perondia kantier ndërtimi”, ka shkruar Maliqi.