Salianji: Në Kavajë fiton Fisnik Qosja! Ka program konkret. Rivali nuk po bën fushatë, por llogje - Rama i tha gomar!

Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se bashkia e Kavajës do të fitohet nga opozita. 

Në "Çim Peka Live", Salianji tha se Fisnik Qosja do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Kavajës. 

Ai krahasoi dy kandidatët në këtë përballje, duke theksuar se ai i PS-së nuk po bën fushatë. 

Fisnik Qosja, tha Salianji, ka program për drejtimin e Kavajës nga infrastruktura, mbështetja e biznesit të vogël, ndërhyrja në zonat rurale e deri te projekti për të lidhur Kavajën me detin. 

"Fisnik Qosja ka program konkret për infrastrukturën, projekte sociale, për biznesin e vogël, ndihmën për fshatrat dhe projektet turistike për të lidhur Kavajën me bregdetin. Ka program për të rinjtë që kushdo që do të hapë biznes 18-35 vjeç do të përjashtohet nga taksat për një periudhë të caktuar, qoftë për ata që shesin në tregje që do të jepet një pagesë e caktuar për të mbijetuar, përmes një buxheti të veccantë. Nuk e ka bërë kundërshtari politik, prandaj them nuk po bën fushatë. Bën vetëm llogje kundërshtari politik dhe PS-ja. Qoftë në mbështetje, qoftë që kandidati jonë ka program, ka emër të mirë, jeton aty. Prepotenca që ka Edi Rama në pushtet, apo dehja nga pushteti bën që të fyejë edhe të vetët. Edi Rama vjen e thotë unë i rrah këta, kryebashkiakun e vet, pastaj tha votoni këtë gamorin tim", tha Salianji.