VIDEO/ Banorët e Brakës braktisin tallavanë e ministres Manastirliu

Partia Socialiste ka hedhur të gjithë fuqinë e saj në terren për të siguruar sa më shumë vota të jetë e mundur në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.

Radhën e kërcimit në tallave e kishte ministrja Ogerta Manastirliu e cila kishte thirrur një takim në Brakë, duke mos harruar dhe angazhimin e administratës.

Po siç e dimë lezeti i tallavasë tre ditë zgjat dhe pastaj të bëhet i bezdisshëm për veshin duke bërë që banorët të braktisin show-in dhe ahengun e ministres dhe mos të dalin në takim.

Mesa duket thirrjes së Manastirliut i janë përgjigjur vetëm "sufllaqexhinjtë e partisë" që punojnë si ushtarë të bindur në bodrumet e ministrive dhe bashkisë së Veliajt.