Skënder Gjuci në Mat: Ne synojmë ta kthejmë Ulzën në qendër të zhvillimit të turizmit rajonal
Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" në bashkinë e Matit, Skënder Gjuci ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë Administrative Ulëz.
Gjuci është shprehur se "ne synojmë ta kthejmë Ulzën në qendër të zhvillimit të turizmit rajonal".
Ai ka premtuar për banorët investime që do t'i shërbejnë zhvillimit turistik në zonën që njihet për liqenin e Ulzës, një atraksion turistik.
Gjithashtu, ai ka premtuar ulje të taksave vendore për biznesin dhe heqjen e tarifave për shërbime të cilat nuk i marrin, por që për 4 vite bashkia socialiste i ka vjelë padrejtësisht.
Postimi:
Njësia Administrative Ulëz meriton më shumë.
Banorët janë besimplotë për ndryshimin në 14 Maj, ndryshim i cili do t’i hapë kësaj zone një perspektivë të re zhvillimi.
Ne synojmë ta kthejmë Ulzën në qendër të zhvillimit të turizmit rajonal.
Për të nxitur biznesin ne do të ulim taksat vendore si dhe do të heqim tarifat për shërbime që banorët e Ulzës nuk i marrin.
Do të bashkëpunojmë me kompani të ndryshme për hedhjen e rasatit të peshkut Krap dhe Omur në liqenin e Ulzës.
Ne kemi një projekt për mbrojtjen e liqenit të Ulzës dhe lumit Mat nga ujërat e zeza, duke ndërtuar impiante të pastrimit të ujërave të zeza.
Çdo projekt i bashkisë së Matit pas 14 Majit do të konsultohet me banorët!
Do të jeni ju vendimmarrësit.
Ne do të bashkëqeverisim me ju!