Vasili: Vraje frikën Velo, dil në debat se nuk do vritesh vetëm do turpërohesh pak
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt të pranojë ftesën e Belind Këlliçit për një debat publik.
Në llogarinë e tij të Facebook Vasili ironizon duke inkurajuar Veliajn që të mposhtë frikën dhe të dalë për një ndërmjetësim, teksa shkruan se në debat Veliaj të flasë sesi ua merr lekët qyetarëve nga inceneratorët dhe sesi Këlliçi ua kursen lekët nga transporti publik falas.
Postimi i Vasilit: