Tërmet i fortë në Janinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, ndërkohë që orët e fundit vërehet një aktivitet intensiv sizmik.
Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 17:06 me orën lokale.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës.
Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.
Sakaq, bëhet e ditur gjithashtu se një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës edhe në Sithonia të Halkidikit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 14:26 rreth 14 kilometra në jug të fshatit Sykia dhe ka pasur një thellësi fokale prej 14.5 kilometra.