VIDEO-SYRI TV/ Sinamati takime në Kukës: ‘Bashkia e re’ vëmendje tek të gjithë banorët
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, zhvilloi takime në Mamëz dhe Morinë. Në këto zona, pasi dëgjoi problemet e banorëve, Sinamati premtoi ndryshim pas 14 majit.
Nga SYRI TV
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamat zhvilloi takimin me banorët e Mamëzit. Gjatë takimeve, Sinamati premtoi se, ‘Bashkia e Re’ do e ketë vëmendjen tek të gjitha problematikat, me të cilat fshati përballet çdo ditë.
Gjatë takimit të zhvilluar me banorët e Morinit, kandidati i opozitës, Admir Sinamati solli bëri një krahasim mes zonave kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, ku ato përtej kufirit kanë qeverisje të përgjegjshme.
Gjatë takimeve me banorët, Sinamati premtoi ndërhyrje në infrastrukturë, shkolla dhe zgjidhjen e problemit për certifikatën e pronësisë për tokat bujqësore.