VIDEO-SYRI TV/ 1 Maji pritet me protesta në Tiranë, punëtorët protestojnë për të drejta në punë

Shkelje e të drejtave të punëtorëve dhe moszbatim i ligjeve të Kodit të Punës. Kështu i gjen 1 Maji, të punësuarit në vendin tonë. Ekspertët e punësimit flasin për shifra alarmante të aksidenteve dhe humbjes së jetës në punë, ndërsa problem mbetet informaliteti dhe largimet masive të punonjësve. Lidhur me këto problematika, këtë 1 Maj punonjës të sektorëve të ndryshëm kanë protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre.

Nga SYRI TV

Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 Maji, i gjen të punësuarit në vendin tonë në kushte jo të mira.

Ekspertët e punësimit flasin për shfrytëzime në vendin e punës dhe moszbatimin e ligjeve të Kodit të Punës. Alarmante janë shifrat e aksidenteve dhe humbjes së jetës në punë, numri i të cilave ka pësuar rritje në vitin që lamë pas. Problem mbetet informaliteti i cili në 2022-shin është dyfishuar, si dhe largimet masive të punonjësve.

Punëtorët vazhdojnë të shfrytëzohen dhe të mos përfitojnë të drejtat që ju takojnë. Në 2022 kanë humbur jetën 31 punonjës. 10 punonjës kanë humbur jetën vetëm në sektorin e ndërtimit, 5 minatorë kanë humbur jetën. Informaliteti në vendin e punës është dyfishuar.

Nga 1500 punonjës në 2021, në 2023 janë konstatuar pa siguracione, 3 mijë punonjës. Kemi dyfishim të informalitetit.

Për këto problematika dhe shumë shkelje me të cilat hasen gjatë përditshmërisë së tyre, këtë 1 Maj punonjës të sektorëve të ndryshëm kanë protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre.

Edhe pse në ditët e sotme ligji u njeh të drejta punonjësve, në pjesën dërrmuese të rasteve, kryesisht nga kompanitë private, të drejtat e tyre nuk respektohen plotësisht.