VIDEO-SYRI TV/ Behar Haxhiu takim me banorët në Mamurras: Investimet infrastrukture do jenë me standarde
Investime ne infrastrukture dhe mbështetje për fermerët dhe blegtorët. Këto ishin premtimet e kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Kurbin Behar Haxhiu, i cili ftoi qytetarët që në 14 maj të ndëshkojnë me votë diskriminimin dhe harresën.
Nga SYRI TV
Pas 14 maj Fushë Mamurrasi do të ketë vëmendje të shtuar nga Bashkia Kurbin, sa I përket investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjes për fermerët dhe blegtorët.
Zotimi u bë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu gjatë një takimi me banorët e Fushë Mamurrasit, një zonë e cila përballet ende me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Edhe deputeti Kastriot Piroli ftoi qytetarët të mbështesin kandidaturën e Haxhiut si e vetmja mundësi për zhvillimin e zonës.
Banorët u njohën edhe më programin që synon transformimin e Kurbinit 4 vjeçarin e ardhshëm.