Zekja: Prej zhvlerësimit kemi humbur 225 milionë euro! Në prill duhet të kishim një forcim të monedhës

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Koordinator i PEA (Pro Export Albania), Florian Zekja ka folur për ‘bombën’ e radhës në ekonomi që lidhet me zhvlerësimin e euro, si dhe arsyet se përse po ndodh ky efekt.

Zekja ka theksuar se arsyeja se përse po ndodh një gjë e tillë nuk mund të përcaktohet nga biznesi pasi është një periudhë që nuk përkon me uljet e monedhës euro, nuk jemi as periudhë festash as periudhë turizmi.  

Sipas koordinatorit të PEA, ndërmarrjet e mëdha të huaja, kryesisht bankat e huaja dhe telefonia në këtë periudhë bëjnë transferimin e dividentit nëpër vendet përkatëse dhe në këtë moment kishim një forcim të monedhës së euros.

‘Vitin e kaluar deri tani eksportuesit kanë pasur një humbje prej 225 milionë euro. Që nga prilli i vitit të kaluar deri tani kemi një diferencë prej 10% rënie, në një kohë që janë rritur kostot prej naftës dhe produkteve të tjera që lidhen me naftën, kryesisht transporti etj., si dhe rritja e pagave’, u shpreh Zekja.

Zekja: Pyetja se pse po ndodh është pyetja 1 milion dollarëshe. Është një periudhë që nuk përkon me uljet e monedhës euro, nuk jemi as periudhë festash as periudhë turizmi. Në prill ndërmarrjet e mëdha të huaja, kryesisht bankat e huaja dhe telefonia në këtë periudhë bëjnë transferimin e dividentit nëpër vendet përkatëse dhe në këtë moment kishim një forcim të monedhës së euros. Në këtë moment ka ndodhur e kundërta dhe ky është problemi se pse po ndodh tani dhe për t’ju përgjigjur kësaj pyetje biznesi e ka të pamundur të sigurojë mekanizmat për të parë se kush është problemi dhe të gjejë zgjidhje.

Vitin e kaluar deri tani eksportuesit kanë pasur një humbje prej 225 milionë euro. Që nga prilli i vitit të kaluar deri tani kemi një diferencë prej 10% rënie, në një kohë që janë rritur kostot prej naftës dhe produkteve të tjera që lidhen me naftën, kryesisht transporti etj., si dhe rritja e pagave.

Problemi më i rëndësishëm është qasja që po bën Banka e Shqipërisë nëpërmjet qasjes së saj.