VIDEO/ Kandidatja për bashkinë e Korçës, takim me rininë: Energjia që na duhet
Kandidatja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli, ka zhvilluar një takim me rininë e qytetit juglindor.
‘Nga takimi me të rinjtë tanë, vlera më e çmuar e Korçës, djem dhe vajza plot energji, që dinë ta shohin të bukur dhe e duan me këmbëngulje ndryshimin!
Kjo është energjia që rrezaton kudo ku ka të rinj, kjo është energjia me të cilën do të drejtohet Bashkia e Korçës pas 14 majit!’, shkruan Ledina Alolli në një postim të saj në Facebook.
Në këtë takim ishin të pranishëm, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari dhe kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri.