VIDEO-SYRI TV/ Igli Cara me tetra e paraplegjikët: Zero taksa, 50% ulje për faturën e ujit
Igli Cara ka premtuar zero taksa dhe tarifa vendore për personat para dhe tetra plegjikë. Gjatë një takimi me drejtues të kësaj shoqate, Cara u shpreh se do të punojë për të ofruar disa shërbime ndaj kësaj kategorie qytetarësh.
Nga SYRI TV
Kandidati për kryetar të Bashkisë së Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me anëtarë të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të qytetit, të cilët i kanë parashtruar problematika, me të cilat përballen në vijimësi.
Gjatë fjalës së tij, zoti Cara siguroi se, jo vetëm do të zbatohet ligji i përcaktuar për këtë kategori, por do të ketë dhe reduktim të taksave dhe tarifave vendore.
Taksa dhe tarifa vendore 0 dhe reduktim të tarifës së ujit deri në 50% janë vetëm disa nga pikat konkrete të parashikuara në programin zgjedhor të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’, Igli Cara, krahas qendrave, që do të ofrojnë shërbime ditore për këto kategori.