Formula 1/ Leclerc: Kemi ende shumë punë për të bërë, Red Bulli është tjetër nivel

Charles Leclerc mori podiumin e parë sezonal në Baku, duke u renditur në vend të tretë.

Piloti i Ferrarit u shfaq i kënaqur me ketë rezultat, por pranoi diferencën e madhe me makinat Red Bull.

“Janë në një kategori tjetër për sa i përket ritmit të garës”, u shpreh piloti monegask për Red Bullin.

“Nuk pata mundësinë të mbaj epërsinë, ata kishin shumë më tepër ritëm. Ne duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të përmirësohemi më tej në afat të gjatë. Hendeku mbetet i vështirë për t’u reduktuar dhe mendoj që Red Bulli nuk po shtyn maksimalisht. Te ne ndjesitë janë përmirësuar, kemi ende shumë punë për të bërë”, përfundoi Charles Leclerc.