Takimi i 2 majit, Edita Tahiri: Modeli i këtij Asociacioni, do të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për takimin më 2 maj mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe për draft-statutin që pritet të prezantohet në këtë takim.
Sipas Tahirit, modeli i këtij Asociacioni që nesër do të negociohet në Bruksel, do të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës.
Tutje, përveç Kosovës ajo ka thënë se ky Asociacion do të frymëzojë edhe pakicat tjera në Ballkanin Perëndimor, por më shumë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Modeli i statutit te asociacionit te cilin Kurti neser do ta negocioj me Vuciqin ne Bruksel do te ndikoj ne funksionalitetin e shtetit te Kosoves dhe ne fatin e kufijve ne Ballkan sepse do te frymezoj gjitha pakicat ne Ballkan edhe me shume shqiptaret ne Maqedonine veriore sepse nuk jane pakice atje por jane gjysma e popullates...”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në Facebook./Syri.net Kosova