VIDEO/ Silvi Bardhi: Shkollat me turne, një premtim tjetër 7-vjeçar i pambajtur i Erion Veliajt!

Znj. Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së PD për bashkinë e Tiranës, vuri në dukje se në Tiranë vazhdon ende mësimi me turne në shkolla, në një kohë kur zgjidhjen e këtij problemi, kryebashkiaku Erion Veliaj e kishte premtuar shtatë vjet më parë. Ndaj, Tirana sot ka nevojë për një kryebashkiak që të zgjidhë problemet e qytetarëve, theksoi zëdhënësja.

“Nga viti 2016, Erion Veliaj premtonte zgjidhjen e problemit të shkollave me turne, - shkroi Bardhi në Fb. - Por, në vitin 2023, sërish në Tiranë ka shkolla ku mësimi bëhet me turne.

Një kryebashkiak që për dy mandate nuk arriti të përmbushë një premtim nuk meriton që të marrë edhe një tjetër mandat. Në 14 maj, qytetarët e Tiranës, me votën e tyre, do t’i thonë “stop”, mashtrimeve të Erion Veliajt.

Votoni për të ardhmen e qytetit, për të ardhmen e fëmijëve tuaj!  Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që zgjidh problemet e qytetarëve, jo që i shton hallet. E ardhmja e qytetit dhe e fëmijëve në duart tuaja”, bëri thirrje Silvi Bardhi.