‘Çfarë do bësh pas datës 6 maj?’/ Luizi tregon për martesën me Kiarën: Krist do vish ti
Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia.
Luizi tha se sapo të dalë do të takojë Kiarën, më pas do të takojë dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dalë fitues.
Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit. Duke biseduar me Efin dhe Kristin, ai tha se më pas do takojë mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashkë do vijnë në Tiranë.
Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.