Victor Osimhen zgjedh Bayernin

Victor Osimhen pritet të jetë njeri nga futbollistët në qendër të vëmendjes gjatë merkaton së verës.

Nigeriani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 26 ndeshje për të ndihmuar Napolin që thuajse e ka siguruar titullin e kampionit.

Osimhen besohet se do të largohet gjatë verës për një çmim mbi 100 milionë euro.

Për të kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane, por raportohet se Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munchen janë më të “etur” për të nënshkruar me të.

Sipas “Calciomercato”, 24-vjeçari është tunduar më shumë nga interesimi i “Bavarezëve” dhe preferon që t’iu bashkohet atyre.

Në Francë është raportuar së fundmi se agjenti i Osimhen tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, por jo edhe lojtari.

Kësisoj, futbollisti i përfaqësueses së Nigerisë, që ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në verën e vitit 2025, me shumë gjasa do të jetë pjesë e Bayernit nga sezoni i ardhshëm.