Shumë e rëndë, nga sot mijra qytetareve ju hiqen 9 gjykata dhe prokurori!
Nga Petrit Vasili/
Nga sot Gjykatat e Shkallës së Parë mbyllen në Tropojë Mat, Kurbin, Pukë, Krujë , Kavajë, Lushnjë, Përmet edhe Pogradec.
Ç'reforma ne drejtesi ju shkaterroi qytetareve aksesin per drejtesi, shtoi zvarritjet pa fund, ju rriti kostot thjesht po i lë realisht pa drejtesi.
Kjo Hartë gjyqësore është një antireformë e rrezikshme sepse:
Kjo Hartë Gjyqësore pengon rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.
Kjo Hartë e re Gjyqësore nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqëndrimin e popullatës në njësitë administrative të secilës bashki dhe ka krijuar shpërndarje absurde të gjykatave sipas këtij gjoja riorganizimi te ri.
Kjo Hartë e re Gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate siç është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale për të përballuar këtë transport të largët dhe absurd.
Kjo Hartë e tillë arbitrare shkakton realisht asgjësimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në drejtësi dhe realizimin e vertetë të barazisë përpara ligjit e të pa ndikuar nga asnjë faktor social ekonomik, që krijon pabarazi.