'Drejt fitores në 14 maj'/ Bardh Spahia fton shkodranët në takimin me kreun e demokratëve Sali Berisha

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët të bashkohen në takimin elektoral në datën 2 maj, ku prezent do të jetë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

‘Të dashur bashkëqytetarë të Shkodrës, kam kënaqësinë t’ju ftoj të na bashkoheni në takimin elektoral të rrugës tonë drejt fitores në 14 Maj. Së bashku për Shkodrën!’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Shkodrës, kam kënaqësinë t’ju ftoj të na bashkoheni në takimin elektoral të rrugës tonë drejt fitores në 14 Maj. Së bashku për Shkodrën!

Ditën e Marte 2 Maj ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku na nderon me pjesmarrjen e tij prof.Dr Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike. Bashkë Fitojmë✌️

#BashkëFitojmë

#votoBardhSpahia2️⃣

#votoBashkëFitojmë1️