Rusia kundër Twitter, Medvedev: Punon për SHBA-në
Rusia kundër Twitter! Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, kundërshton rrjetin social të Elon Musk.
Arsyeja: Twitter fshiu një mesazh në të cilin Medvedev, i njohur për postimet e tij agresive, kërcënonte hapur veprime të gjera ruse kundër vendeve të tjera.
Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri rus, u shpreh në Telegram, ku reflektimet e tij nuk janë të kufizuara.
Ne mund të bëjmë dhe pa Twitter. Në fund të fundit, është thjesht një rrjet social i huaj që vepron në interes të establishmentit amerikan.
Ne e kemi përdorur vetëm në mënyrë cinike për të arritur qëllimet tona propagandistike.
Qëllimi ynë kryesor është krejtësisht i ndryshëm: të shkaktojmë një disfatë shkatërruese mbi të gjithë armiqtë: nazistët e Ukrainës, SHBA-të, minionët e tyre të NATO-s, përfshirë polakët frikacakë dhe morrat e tjerë perëndimor.
Ne duhet të rimëkëmbim të gjitha trojet tona, të mbrojmë të gjithë njerëzit tanë përgjithmonë. Do të punojmë shumë për këtë.
Gjithë ky mesazh përfundoi para se ai të uronte ditën e 1 Majit.