Bundesliga/ Wolfsburgut i mjafton gjysmë ore lojë, Mainzi thyhet pas dhjetë takimesh

Wolfsburgut i mjaftoi gjysmë ore lojë për të siguruar fitoren ndaj Mainzit.

“Ujqërit” triumfuan 3-0 dhe tani janë dy pikë larg vendit të gjashtë, që sjell kualifikimin në Conference League.

Jonas Wind (2) dhe Sebastiaan Bornauw ishin autorët e golave.

Sulmi i Wolfsburgut ndodhet në formë fantastike me 8 gola në dy sfidat e fundit në Bundesligë.

Thyhet Mainzi pas dhjetë ndeshjeve pa humbje në kampionat, por skuadra gjermane numëron vetëm një pikë më pas se Wolfsburgu dhe mbetet në garë për një biletë europiane.