Meta: Edhe dy javë nga dita kur Tirana do t’u rikthehet të rinjve! Votëbesim masiv i planit të Belind Këlliçit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësisë numër 2 në Tiranë. Meta thekson se edhe dy javë kanë mbetur nga dita kur Tirana do t’u rikthehet të rinjve dhe votëbesimit të planit të Belind Këlliçit, kandidatit për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Edhe dy javë nga dita kur Tirana do t’u rikthehet të rinjve. Edhe dy javë nga dita e votëbesimit masiv të planit fantastik të Belind Këlliçit.

Me të rinjtë e njësisë nr.2, forca dhe energjia e pandalshme e Ndryshimit në Tiranë. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.