Serie A/ Salernitana i ‘prish punë’ Napolit, shtyhet festa e titullit

Napoli nuk ka arritur që të fitojë sot, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti barazoi me Salernitanën.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1-1.

Mathias Olivera (62’) shënoi për napolitanët, kurse Boulaye Dia (84’) për skuadrën mysafire.

Napoli pas këtij barazimi ka 79 pikë, 18 më shumë se Lazio që mban vendin e dytë dhe 20 më tepër se Juventusi i vendit të tretë, që do të luajë në mbrëmje me Bolognën.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe gjashtë ndeshje.