Zija Ismaili takim me banorët e Duhanisit: Pas 14 majit kurojmë plagën e shpopullimit

Në një takim me banorët e fshatit Duhanas,së bashku me deputetët e koalicionit "Bashkë Fitojmë",kandidati i opozitës për bashkinë e Beratit,Zija Ismaili,premtoi të ndalojë eksodin dhe të kthejë rininë  në vendlindje.

Ai u zotua se bashkia do të punojë për të ndihmuar banorët dhe për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, teksa theksoi se  këto zgjedhje janë një mundësi për të vendosur në pushtet njerëzit që do të kënë prioritet kryesor Beratin dhe qytetarët e tij.

Edhe deputeti Tomorr Alizoti ka deklaruar se,situata në të cilën ndodhet populli dhe gjendje e rënduar ekonomike në vendin tonë është një zile alarmi për të gjithë banorët që ta ndryshojnë me votë pushtetin në 14 Maj.

Edhe Aletatët e Partisë së Lirisë u bën apel qytetarëve të votojnë alternativën e ndryshimit.