Kandidati i opozitës në Fier tur takimesh, banorët shqetësime për ujin e infrastrukturën

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Fierit, Edvar Kodheli9 zhvilloi një takim me banorët e Levanit, ku shpalosi programin e tij për drejtimin e Bashkisë. Sipas Kodhelit, pas 14 majit problemet e qytetarëve që lidhen me ujin e pijshëm, energjinë apo mungesën e infrastrukturën do të marrin fund.  I pranishëm në këtë  takim ishte edhe drejtuesi politik i qarkut, Kuan Baçi I cili bëri thirrje që në 14 maj të ndëshkohet modeli i korruptuar i Armando Subashit

Kandati I Kolaicionit “Bashkë Fitojmë” në Fier, Edvar Kodheli zhvilloi një takim me banorët e Levanit, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre që lidhen kryesisht me  ujin e pijshëm, mungesën e infrastrukturës dhe shërbimeve.  Gjatë fjalës së rij Kodheli deklaroi se pas 14 majit këto probleme do të marrin fund, duke theksuar se kërkesat e qytetarëve kanë përparësi absolute

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, z. Luan Baçi u ka bërë thirrje banorëve që në 14 Maj , të ndëshkojnë me votë kryebashkiakun e baltosur në korrupsion , teksa i ftoi të votojnë kandidatin e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” , Evdar Kodheli.

Baci deklaroi Ka ardhur koha që Subashi të jetë e shkuara, dhe demokratë e socialistë të zhgënjyer të reflektojnë për të zgjedhur alternativën më të mirë për Fierin