VIDEO-SYRI TV/ Kandidati i opozitës në Kavajë prezanton programin: Prioritet biznesi, bujqësia, infrastruktura

Me një takim madhështor në bulevardin qendror të qytetit të Kavajës, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja ka prezantuar programin e tij për bashkinë. Qosja u zotua se do të përmirësoi situatën për biznesin, dhe do të ketë në fokus bujqësinë dhe infrastrukturën. Në mbështetje të Fisnik Qoses ishte edhe deputeti i PD, Ervin Salianji I cili u shpreh se me 14 maj Kavaja do tu kthehet qytetarëve.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja prezantoi programin e tij për drejtimin e Bashkisë.

Në një takim me pjesëmarrje të lartë, ku ishte i pranishëm edhe deputeti i PD, Ervin Salianji, Qosja u zotua para qytetarëve se fokusi i tij në krye të bashkisë, do të jetë përmirësimi i situatës për biznesin, subvencionimi i bujqësisë, dhe infrastruktura.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Ervin Salianji falënderoi kavajasit për mbështetjen që po i japin kandidatit të opozitës, ndërsa theksoi se ata kanë braktisur takimet e Edi Ramës.

Nga Kavaja, Salianji u shpreh optimist për fitoren sipas tij të padiskutueshme të demokratëve.

Sipas Salinjit, në 14 maj bashkia e Kavajës do t'i kthehet qytetarëve.