VIDEO-SYRI TV/ Pjerin Ndreu premtime 'të mëdha' për fushatë, por realiteti flet ndryshe

Pjerin Ndreu kërkon votat e banorëve në lagjen ‘Nënë Tereza’, duke u thënë se atyre se nuk i ka lënë pas dore. Por e vërteta është krejt ndryshe, pasi vetëm pesë muaj më parë, kjo zonë u përmbyt masivisht duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për banorët.

Nga SYRI TV

Lagja ‘Nënë Tereza’ dhe zona e Manatisë në Lezhë, kanë qenë vazhdimisht zonat më të prekura nga përmbytjet. Por teksa ka drejtuar bashkinë për katër vite, Pjerin Ndreu është kthyer në këtë lagje për të kërkuar votën për një mandat të dytë, duke u thënë banorëve se nuk ju kemi lënë pas dore.

Por, duket se e vërteta është krejt ndryshe. Në 24 nëntor të vitit 2022, lagja ‘Nënë Tereza’, u shndërrua në zonën më problematike nga përmbytjet, teksa shkolla, rrugët, tregu dhe banesat në këtë zonë u pushtuan nga uji.

Pamjet që po shihni tregojnë oborrin dhe rrugën pranë shkollës ‘Nënë Tereza’, e cila u përmbyt, teksa makinat mbetën në mes të ujit e nxënësit u detyruan të kapërcejnë gardhin e shkollës për të shkuar në mësim.

Pjerin Ndreu ishte edhe në Manati, e cila vetëm pak muaj më parë u përmbyt masivisht për shkak të mosfuksionimit të kanaleve kulluese.