Berisha në Pukë: Fushata e Gjon Gjonit është, thonjtë në fyt qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takim elektoral në bashkinë e Pukës me kandidatin, Rrok Dodën.

Berisha është shprehur se kurrë ndonjëherë ne nuk kemi parë një kryetar të komitetit ekzekutiv që të dalë ti fusë thonjtë në fyt qytetarit, siç bëri Gjon Gjonaj këtu në Pukë

Nuk do të ndalesha kaq shumë, por rivali i Rrokut, është Gjoni. Më falni. Ne kemi qenë një pjesë e jona, kanë jetuar diktaturën. Burgjet më të zeza, skuadra pushkatimi, kampe përqendrimi, por të ju them të vërtetë; kurrë ndonjëherë ne nuk kemi parë një kryetar të komitetit ekzekutiv që të dalë ti fusë thonjtë në fyt qytetarit, siç bëri Gjon Gjonaj këtu në Pukë. A keni parë ndonjëherë ju. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt të tij.

Gjon, ti në atë moment, po të të kishte ngelur qoftë edhe një miligram dinjitet njerëzor, duhej të largoheshe nga skena. Por nuk të lënë të largohesh vjedhjet që ke kryer ti. Se ke kaq vite këtu që kujdesesh vetëm për pronat tua, se Pukën e solle vërdallë rreth hotelit tënd.

Se ndërtove shtëpitë gjoja sociale dhe kujt ja dhe, kryetarit tënd të këshillit. A keni dëgjuar ndonjëherë atë kryetarin apo Gjonin të flasë për ju? Ai rri në Tiranë, shtëpinë e jep me qira si hotel.

Pse u ndala në këto shembull. U ndala për të thënë se këta janë njëlloj, një sekt që absolutisht kjo tokë nuk e ka pasur kurrë të tillë.