Skënder Gjuci: Do kthejmë në atraksion turistik Kishën e Shën Trinisë, në 1462 u shkruajt formula e pagëzimit në shqip!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Matit, Skënder Gjuci ka zhvilluar një takim në fshatin Vig, Macukull.

Gjuci është shprehur se bashkia ka braktisur detyrën duke mos u ofruar as shërbimet më minimale këtyre njerëzve të punës dhe dinjitetit.

Postimi:

Në fshatin Vig, Njësia Administrative Macukull. Ndër zonat më të thella dhe të varfra të Bashkisë Mat, por jo për nga potencialet natyrore dhe ato turistike.

Pushteti lokal këtu nuk ekziston. Bashkia ka braktisur detyrën duke mos u ofruar as shërbimet më minimale këtyre njerëzve të punës dhe dinjitetit.

Jo shumë larg nga këtu ndodhet Kisha e Shën Trinisë, vendi historik ku në vitin 1462 u shkruajt formula e pagëzimit për herë të parë gjuhën shqipe!

Por pavarësisht nga vlerat kulturore dhe historike që mbart kjo zonë, pushteti qendror dhe ai lokal e kanë harruar dhe lënë në mëshirë të fatit si çdo zonë tjetër të Matit.

Premtova për banorët rikonstruksionin me urgjencë të rrugës Lis-Vig e cila do t’i japë hov zhvillimit të turizmit.

Do mbështesim agroturizmin si dhe do të kthejmë në atraksion turistik Kalanë e Stelushit dhe Kishën e Shën Trinisë.

Pas 14 Majit ne do ta kthejmë Bashkinë e Matit në shtëpinë e matjanëve. Ne do të bashkëqeverisim me ju!