Kryemadhi: Votë për Këlliçin, ai ka një plan mbështet gratë dhe familjet e reja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi kë bërë thirrje që më 14 maj të gjithë familjet  në Tiranë të votojnë kandidatin e opozitës, Belind Këlliçin.

Kryemadhi ka theksuar se Këlliçiçi ka një plan konkret që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja. 

Postimi i Kryemadhit:

Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, ka një Plan konkret për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja. 

Vota e tyre më 14 Maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve në Shqipëri. 

Tirana në 14 Maj do të votojë numrin 5 për Belind Këlliçi 

Tirana në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Bashkë Fitojmë