VIDEO/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë, bllokojnë njërin kah të rrugës së Rinasit

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protesta kundër projektit Thumanë-Kashar.

Ata kanë bllokuar njërin kah të rrugës së Rinasit.

Një pjesë e banorëve janë ulur në mes të aksit rrugor ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë.

Më pas efektivët kanë devijuar qarkullimin e makinave vetëm në njërin kah të rrugës.