VIDEO montazhi i patronazhistëve të Veliajt me deklaratat e Flamur Nokës

Një montazh po qarkullon ndër patronazhistë dhe aktivistët e Edi Ramës, sikur gjoja Flamur Noka ka sulmuar Belind Këlliçin.

Montazhierët e fushatës së Erion Veliajt në Tiranë kanë marrë deklaratat e Flamur Nokës të bëra në vitin 2019 kundër ish-ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt i cili u nxori gishtin e mesit protestuesve të Astirit, që kishin dalë pikërisht kundër Erion Veliajt dhe Edi Ramës dhe i kanë vendosur sikur i ka thënë kundër Belind Këlliçit.

Këto deklarata të Nokës, të bëra 4 vite më parë, janë marrë dhe mbi to janë vendosur pamjet e posterave të Belind Këlliçit, që i nxori gishtin e mesit korrupsionin në bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Siç duket frika e humbjes së Veliajt, ka detyruar këtë të fundit tani të përdorë edhe montazhe të tilla.

Videoja e ish-ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt