'Muzika klasike çelësi i hapjes mendore', Olen Çezari: Nxënësit kanë shumë 'brumë'
Olen Çezari është kthyer sërish në Liceun artistik, vend në të cilin u ndezën ëndrrat për të vijuar rrugëtimin në muzikë, por tashmë me një mision të veçantë, për të udhërrëfyer përmes masterklasit talentet e rinj drejt tingujve.
“Kjo është një nga zanafillat që ka filluar Oleni dhe misioni im personal ishte që nxënërit të koncentrohen tek muzika, që është një gjuhë universale me të cilën ata mund të komunikojnë në të gjithë botën dhe pikë së dyti të hapet vizioni i tyre, të bëhen indipendent” u shpreh Çezari.
"Rrugëtimit drejt kompozimit" i janë bashkuar vogëlush nga Durrësi, Lezha e Shkodra, ndërsa mes tyre Oleni sheh artistët e ardhshëm:
Mes projekteve të shumta të mbarë botën, violinisti do të rikthehet përgjatë verës në Shqipëri me festivalin "Porto Palermo".