Aeroplani i nisur drejt Mynihut kthehet në Prishtinë, dyshohet për probleme teknike

Një aeroplan është nisur sot nga Prishtina drejt Mynihut rreth orës 17:00.

Megjithatë, i njëjti ka përfunduar duke u kthyer përsëri në Prishtinë.

Deri te kjo situatë dyshohet të kenë qenë disa defekte teknike në aeroplan.

Media ka kontaktuar Aeroportin e Prishtinës të cilët pohojnë se aeroplani është duke u kthyer në pikënisjen e tij në Sllatinë.

Indeksonline kanë kontaktuar gjithashtu edhe kompaninë e fluturimit, por që të njëjtit thonë se akoma nuk kanë një raport zyrtar lidhur me situatën.

Akoma nuk dihet se kur do të realizohet ky fluturim që për destinacion kishte Mynihun.